Benzema braktis Madridin për Parisin?

Futboll

Benzema braktis Madridin për Parisin?

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:20
Benzema braktis Madridin për Parisin?

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të kalojë te PSZH në rast që klubi madrilen do transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Francezit i skadon kontrata në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2023, në kohën kur do të jetë 35-vjeç.

Benzema ka qenë senzacional te Reali këtë sezon duke shënuar 14 gola dhe tetë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat, por ka mbetur i zhgënjyer me skuadrën që ka interesim për Haaland.

Sipas “El Nacional”, ish ylli i Lionit nuk është i interesuar të ndajë pozitën me Haaland dhe PSZH do provojë të transferojë para se t’i skadojë kontrata. Raporti shton se Benzema do ishte i hapur për rikthimin në Ligue 1 dhe PSZH planifikon t’i ofrojë një kontratë të madhe para se të pensionohet.

Benzema ka shënuar 66 gola në 148 paraqitje te Lioni para kalimit te Reali, ku ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe tre herë La Liga-n në 12 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat