Xherdan Shaqiri paralajmëron Italinë

Futboll

Xherdan Shaqiri paralajmëron Italinë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:29
Xherdan Shaqiri paralajmëron Italinë

Qershorin e kaluar, Italia e Roberto Mancini-t ka qenë shumë e fortë për Zvicrën, që më pas ka arritur çerekfinalet në Euro 2020.

Pothuasje  gjashtë muaj nga ndeshja e fazës me grupe në Europian, dy skuad rat do të përballen në kualifikueset për Katar 2022.

Xherdan Shaqiri, kapiteni i zviceranëve, ka folur në prag të sfidës së të premtes kundër Axurrëve:

“Kam një ndjesi ndryshe, pozitive, në krahasim me ndeshjen e Europianit.

Shikojmë me optimizëm drejt së ardhmes dhe duam të rikuperojmë krenarinë në krahasim me ndeshjen e qershorit”, ka thënë Shaqiri.

“Objektivi do të jetë të mundim Italinë, është një shans i madh për të gjithë ne.

Nuk do të mbyllemi në mbrojtje, por do të kërkojmë të vëmë në vështirësi kundërshtarin me një taktikë të menduar mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat