Mund të largohet nga skuadra gjermane

Futboll

Mund të largohet nga skuadra gjermane

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:53

Mesfushori i Dortmundit mund të largohet nga skuadra gjermane në janar.

Gjiganti italian Juventus është në bisedime me Borussia Dortmundin për të transferuar mesfushorin e tyre Axel Witsel gjatë afatit kalimtar të transferimeve në janar, raporton “Sky Sports Germany”.

Witsel nuk ka pasur minutazhë të kënaqshme te skuadra gjermane këtë sezon, pasi që trajneri Rose më shumë i beson dyshes Mahmoud Dahoud dhe Emre Can.

Tani, mesfushori 32 vjeçar spekulohet se është në kërkim të një skuadre të re ku do të ketë rolin e titullarit, dhe shumë media gjermane së fundmi janë duke e lidhur me një transferim të mundshëm te Juventusi.

Këtë sezon, Witsel ka arritur të bëjë 18 paraqitje në të gjitha garat për Borussia Dortmundin, duke mos regjistruar asnjë gol dhe asnjë asistim mbi emrin e tij.

Ndërsa, që prej transferimit nga skuadra kineze TJ Tianhai te Dortmundi, Witsel ka arritur të regjistrojë 11 gola dhe gjashtë asistime në 122 ndeshje për skuadrën gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat