Nuk është më sekret te Barcelona

Futboll

Nuk është më sekret te Barcelona

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:04
Nuk është më sekret te Barcelona

Nuk është më sekret që Barcelona dëshiron të përforcojë sulmin gjatë janarit dhe sulmuesi i Chelseas, Hakim Ziyech shihet si opsion emergjentë.

Klubi dhe trajneri Xavi Hernandez kanë pranuar që duhen përforcime në sulm, derisa synohet arritja e një ose dy lojtarëve në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Nuk ka shumë opsione të lira, por Ziyech është një prej tyre. Ai mund të largohet nga Chelsea në javët në vijim, edhe pse Xavi do këtë fjalën përfundimtare se nëse e do në skuadër.

Ziyech njihet mirë nga Barcelona. Ata e kërkuan në vitin 2019, por Xavi vendosi të kalojë te Chelsea për 40 milionë euro.

Sidoqoftë, nuk ka qenë asnjëherë titullar në Londër dhe nuk ka zhvilluar shumë minuta këtë sezon nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Chelsea në princip nuk do të përzihet në marrëveshje dhe është gati ta lejojë të largohet në formë huazimi me opsion blerje edhe në rast që nuk do jetë obligative.

Ky është çelësi, ngase Barcelona nuk dëshiron të këtë obligimin e blerjes, sepse gjithçka preferon të varet nga vetë futbollisti.

Ziyech mund të luajë në krahë, prapa sulmuesit edhe si false 9. Është i shpejtë, ka përfundim të mirë, shumë teknikë dhe me eksperiencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat