Hazard po zhgënjen te Real Madrid

Futboll

Hazard po zhgënjen te Real Madrid

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:19
Hazard po zhgënjen te Real Madrid

Eden Hazard po zhgënjen te Real Madrid dhe nuk po justifikon 100 milionë eurot e shpenzuara nga madrilenët për të.

Dëmtimet e shumta, që kanë qenë gjithmonë të pranishme në karrierën e tij, nuk e kanë lejuar të tregojë vlerën e tij në Madrid me Ancelotti-n. Një situatë kjo që shqetëson shumë Belgjikën.

Futbollisti që ka bërë botën të bjerë në dashuri me Chelsea-n nuk shihet më. Dhe shoku i kombëtares Christian Benteke ka shpjeguar teorinë e tij në një intervistë të dhënë për AS.

“Hazard ka një histori të gjatë dëmtimesh dhe tani i shmang akoma më shumë kontaktet në stilin e tij të lojës. Kur ke një të kaluar të tillë, mendon pak për këtë në mënyrë të papërgjegjshme”, ka thënë Benteke.

“Megjithatë, fakti që nuk kalon pesë ose gjashtë kundërshtarë nuk do të thotë se Eden nuk bën asgjë të mirë gjatë ndeshjes. Madje, nuk është e domosdoshme që ta bëjë. Tani lëviz në fushë në mënyrë më të zgjuar”.

Benteke i ka dhënë edhe një këshillë për të ardhmen:

“Newcastle do të ishte opsioni ideal, të gjithë topat do të kalonin nga ai. Nëse do ta ndihmonte Newcastle të qëndronte në Premier League, kjo mund t’i jepte një stimul tjetër karrierës së tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat