Tchouaméni mahniti Europën

Futboll

Tchouaméni mahniti Europën

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:03
Tchouaméni mahniti Europën

Aurélien Tchouaméni mahniti Europën gjatë edicionit të fundit të Ligës së Kombeve. Futbollisti i përfaqësueses francez ishte një nga më të mirë e skuadrës së Deschamps. Klubet e mëdha të mëdha të Europës po e ndjekin me shumë vëmendje, megjithatë është një skuadër që që ka më shumë interes për momentin, Chelsea.

Në Angli shkruajnë se mesfushori 21-vjeçar është kthyer në prioritet për trajnerin Thomas Tuchel. Edhe Reali i Madridit ka shfaqur interes konkret për futbollistin e Monacos, por klubi anglez është i vendosur për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit gjerman.

Drejtuesit e bluve të Londrës kanë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh, që do t’i vihet mbi tryezë skuadrës franceze për ta bërë të mundur transferimin e tij në “Stemford Bridge” që në muajin janar. Ideja është që mesfushori të vazhdojë të japë kontribut në Principatë deri në fund të sezon në formë huazimi.

Trajneri i Chelseat e njeh Tchouaménim që kur ishte në stolin e PSG-së dhe ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj evolucionit të tij. Gjermani e konsideron përforcim ideal për mesfushën e skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat