Barcelona dhe Milani në garë

Futboll

Barcelona dhe Milani në garë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 11:38
Jesse Lingard

Mesfushori, Jesse Lingard raportohet se do të largohet nga Manchester Unitedi, pas përfundimit të këtij sezonit.

Lojtari dhe klubi nuk kanë mundur të dakordohen për kushtet e një marrëveshjeje të re, pasi klubi i ofroi një pagë më të ulët se tani, dhe kështu anglezi nuk ka në plan të rifilloi negociatat për një marrëveshje të mundshme.

Sipas “ESPN”, në garë të ngushtë për 28-vjeçarin është Milani dhe Barcelona, që dëshirojnë ta transferojnë falas verën e ardhshme.

Lojtari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2022.

Thuhet se, edhe Newcastle, Tottenhami dhe Evertoni janë të interesuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit 28-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat