Bayern Munich mposhtet nga Augsburgu

Futboll

Bayern Munich mposhtet nga Augsburgu

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Bayerni dhe Augsburgu kanë hapur sonte duelin e xhiros së 12-të në Bundesliga. 

Bavarezët kanë pësuar një humbje shokuese si mysafir i skuadrës së Augsburgut e cila para kësaj ndeshje gjendej në zonën e rënies nga elita.

Sfida u zhbllokua nga mbrojtësi Mads Pedersen i cili realizoi në minutën e 23-të, përpara se mesfushori Andre Hahn të dyfishonte shifrat në minutën e 36-të.

Vetëm dy minuta pasi vendasit dyfishuan epërsinë, Robert Lewandowski e ngushtoi epërsinë në minutën e 38-të për 2-1, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë portat mbetën të paprekura, kësisoj kampioni pëson humbjen e dytë në kampionat.

Bayerni mbetet në pozitën e parë me 28 pikë të mbledhura pas 12 xhirosh, gjersa Augsburgu me këtë fitore ngritet aktualisht në pozitën e 15-të me 12 pikë të mbledhura në po aq xhiro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat