Shkarkon trajnerin pas 15 vitesh

Futboll

Shkarkon trajnerin pas 15 vitesh

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 23:52
Shkarkon trajnerin pas 15 vitesh

Oskar Tabarez nuk është më trajneri i kombëtares së Uruguait. Lajmin e bën të ditur federata në rrjetet sociale.

74 vjeçari drejtoi ‘La Celesten’ për 15 vite dhe pati suksese të mëdha, ku spikat fitorja e Kupës së Amerikës në vitin 2011. Tabarez ka drejtuar gjithashtu dhe Kaliarin dhe Milanin në vitet 90.

Në 5 ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin, Uruguai mori një barazim dhe pësoi 4 humbje rresht. Si pasojë e rezultateve negative, Federata vendosi që të shkëpuste marrëdhënien me trajnerin dhe stafin e tij.

“Ne e falenderojmë dhe e vlerësojmë kontributin e Tabarez përgjatë 15 viteve të fundit. Ai na ndihmoi që të arrinim rezultate të rëndësishme duke e bërë Uruguain një prej kombëtareve më të forta në botë”, thuhej në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat