Derbi i shqiptarëve në Angli

Futboll

Derbi i shqiptarëve në Angli

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:16
Derbi i shqiptarëve në Angli

Pas ndeshjeve të kombëtareve për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, janë rikthyer edhe ndeshjet në kampionat europiane.

Premier League luan sot ndeshjet e javës 12. Një nga këto sfida është edhe ndeshja mes Norwich dhe Southampton.

Të dyja këto skuadra në përbërjen e tyre kanë nga një futbollist shqiptarë, dhe pikërisht ditën e sotme në Premier League do të kemi një “derbi shqiptarësh”.

Norwich i Milot Rashicës do të presi Southampton e Armando Brojës, në orën 16:00.

Një sfidë interesante mes dy skuadrave ku në fushën e lojës me shumë gjasa për disa minuta  do të shikojmë edhe një duel shqiptarësh, mes Mashicës dhe Brojës. Futbollisti i përfaqësueses Kosovare pritet ti besohet një fanellë titullari, ndërsa Broja për shkak të dëmtimit në kavilje që ka pasur kohët e fundit mund ta nisë nga stoli ndeshjen.

Formacionet e mundshme:

Norwich: Krul, Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Normann, Gilmour; Cantwell, Lees-Melou, Rashica, Pukki.

Southampton: Mçarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Elyounoussi, Romeu, Ward-Prowse, Redmond; A Armstrong, Adams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat