Kamberi tregon formë të mirë te Sheffield Wednesday

Futboll

Kamberi tregon formë të mirë te Sheffield Wednesday

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:07
Kamberi tregon formë të mirë te Sheffield Wednesday

Mesfushori i kombëtares shqiptare Klaus Gjasula, është bërë protagonist kryesor i ndeshjes që skuadra e tij arriti të fitonte me rezultatin 4-0.

Gjasula dhuroi një assist të mrekullueshëm në minutën e 29 të lojës duke marrë vëmendje kryesore të të pranishmëve që ishin në shkallët e stadiumit, ndërsa Manu kishte detyrën e thjeshtë, vetëm ta dërgonte në fundin e rrjetës.

Gjasula ka fituar kështu një vend titullari te Darmstad, i cili nuk “harron” në asnjë ndeshje të ndëshkohet me karton të verdhë. Kujtojmë se është asisti i dytë ky për mesfushorin shqiptarë në dy ndeshje radhazi.

Edhe lojtari tjetër shqiptar Florian Kamberi ka arrit të lërë gjurmë në ndeshjen që skuadra e tij  Sheffield Wednesday zhvillon kundër Açrington Stanley.

Kamberi ka arrit të shënojë gol.

Vazhdon të kryesojë skuadra e shqiptarit me shifrat 3-1. Për Florianin është goli i katërt në kampionat gjatë këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat