Xavi debuton me fitore në pankinën e Barcelonës

Futboll

Xavi debuton me fitore në pankinën e Barcelonës

Nga: K.Goca Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 22:54
Xavi debuton me fitore në pankinën e Barcelonës

Barcelona me vështirësi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj rivalit të qytetit, Espanyol-i. 

Një fitore e vështirë por shumë e ëmbël. 

Xavi debuton me fitoren në pankinën e Barcelonës. 

Ai ditë me parë është emëruar trajner i katalunasve, me të cilët skuadër kaloi pjesën me të mirë si futbollist në kohën e artë me Messin e Iniestan. 

Fitorja u sigurua në pjesën e dytë me golin e Memphis Depay, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 48-të. 

Pas javës së 14-të në Spanjë, Barcelona ngjitet në pozitën e gjashtë me 20 pikë, duke lënë Espanyolin në vend të 11-të me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat