Pas shkarkimit, ky trajner e drejton Manchester Utd

Futboll

Pas shkarkimit, ky trajner e drejton Manchester Utd

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:45
Pas shkarkimit, ky trajner e drejton Manchester Utd

Pas Totenhamit, Aston Villës dhe Norwich, edhe skuadra e Man. Utd vendosi që të ndryshojë trajnerin. Pas disfatës 1-4 nga Watfordi, Bordi drejtorëve vendosi që të largojë trajnerin Ole Gunar Solskjaer dhe mbetet vetëm që firmoset vendimi nga pronari Xhoel Glejzer dhe të zyrtarizohet nga “Djajtë e Kuq”.

Solskjaer erdhi në stolin e Man. Junajtedit në vitin 2018 dhe mbylli sezonin në vendin e dytë, luajti në finale të Ligës Evropa, por nuk arriti që të arkëtojë asnjë trofe.

Zgjidhja e përkohshme do të jetë Darren Fletcher, i cili do të drejtojë ekipin e “Djajve të Kuq” kundër Vilarealit gjatë ditës së martë dhe pastaj do të caktohet trajneri i ri. Emrat e Zidanit, Ridgers dhe Mancinit janë paraqitur në mediat në Anglin ë javët e fundit.

Fansat reagojnë se përse drejtuesit e klubit nuk e shkakrkuan Solskjaerin, dy javë më parë, para pauzës për sfidat eliminatore të Botërorit “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat