Del një emër i ri për stolin e Unitedit

Futboll

Del një emër i ri për stolin e Unitedit

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Që Manchester United të gjejë një trajner të ri pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer ka dalë në skenë agjenti me famë botërore Jorge Mendes që është edhe menaxheri i Cristiano Ronaldos. 

Duke iu referuar raportimeve të mediave angleze, Jorge Mendes po sponsorizon fuqishëm kalimin në Old Trafford për të marrë vendin e Solskjaer të spanjollit Julen Lopetegui.

Ky i fundit aktualisht është në drejtimin e Sevillas por nëse Manchester United do t’i ofronte stolin mund të zgjidhte me konsensus kontratën me andaluzianët. 

Dy alternativat e tjera për të marrë drejtimin e Manchester United janë Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat