Ulpiana shkëput pikë të madhe në Klinë

Futboll

Ulpiana shkëput pikë të madhe në Klinë

Nga: K.Goca Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 14:55
Ulpiana shkëput pikë të madhe në Klinë

Ulpiana nga Lipjani shkëput një pikë të madhe nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.

Një pikë me peshë të madhe për ekipin nga Lipjani, e cila barazoi me rezultat 1:1 me Dukagjinin.   

Në minutën e 55-të, Ermir Rrezi me dinakërinë e tij kaloi në epërsi Ulpianën.

Nëntë minuta pa përfunduar takimi (81’),  Altin merlaku shmang humbjen e dukagjinasve, duke realizuar gol të jashtëzakonshëm.

Ulpiana mban vendin e shtatë me 17 pikë, ka një më shumë se Dukagjini një pozitë më poshtë pas 15 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat