Ancelotti me deklaratë interesante

Futboll

Ancelotti me deklaratë interesante

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 15:21
Ancelotti me deklaratë interesante

Trajneri italian i Real Madrid, Ancelotti, ka folur rreth lojtarit të tij Vinicius Jr.

Ai ka deklaruar se braziliani është një sulmues dhe një lojtar shumë i rrezikshëm momentalisht në futboll.

Ai gjithashtu me këtë deklaratë karikon brazilianin në mënyrë indirekte për ndeshjen e sotme në mbrëmje ndaj Sheriff.

“Duke pasur parasysh mënyrën se si ai luan, mendoj se ai është lojtari më i rrezikshëm për momentin në futbollin botëror. Sepse nuk ka shumë lojtarë që bëjnë atë që ai bën në këtë moment në kohë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Ky është mendimi im. Ai duhet të përmirësohet sepse situatat një me një janë të rëndësishme në futboll, por nuk janë gjëja më e rëndësishme. Ai ka aftësinë të përmirësohet dhe të mos jetë i kënaqur me mënyrën se si po performon”.

“Ai duhet të mësojë dhe unë mendoj se do ta bëjë këtë, sepse ai është i niveluar dhe nuk ka qëndrimin e dikujt që mendon se tashmë i ka fituar të gjitha”.

“Ai ka kokën e një të riu që beson këtë. Ai duhet të përmirësohet”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat