Mban gjallë shpresat e Milanit për kualifikim

Futboll

Mban gjallë shpresat e Milanit për kualifikim

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:20
Mban gjallë shpresat e Milanit për kualifikim

Kur mbërrinte te Milani e konsideronte momentin më të rëndësishëm të karrierës, por që nga dje me siguri që ka ndryshuar pak mendim. Zhunior Mesias është shpëtimtari, të paktën për momentin, i kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. 30-vjeçari është intervistuar nga televizioni i klubit duke dhënë versionin e tij të mbrëmjes.

E kishit ëndërruar kështu ndeshjen e parë në Champions?

Jam tepër i lumtur, sidomos për fitoren e cila shkon përtej golit tim të parë në debutimin në Champions. Erdhi si me porosi sepse kishim dhe kisha shumë nevojë.(qan).

Përse këta lot?

Vija nga një moment i vështirë sepse u dëmtova dy herë radhazi. Kishte shumë rëndësi për ne që të fitonim në Madrid. Fatmirësisht jemi ende në garë e tani duhet të luajmë për gjithçka në ndeshjen e fundit me Liverpulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat