Pioli pas vazhdimit të kontratës

Futboll

Pioli pas vazhdimit të kontratës

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli tha se shpreson t’i bëjë kuqezinjtë ‘gjithnjë e më konkurrues’ pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me klubin.

Trajneri ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor 2023 me një opsion për një vit tjetër në San Siro, pasi e çoi skuadrën përsëri në Ligën e Kampionëve në sezonin 2020-21.

“Kuqezinjtë” aktualisht janë të parët me Napolin në Serie A pas 13 ndeshjeve të ligës, dhe janë ende me shanse për t’u kualifikuar në 16-shen e fundit në Ligën e Kampionëve.

Pioli nënshkroi një marrëveshje sot dhe zgjati qëndrimin e tij në Milanello për një vit tjetër, me një opsion për të vazhduar deri në vitin 2024.

Trajneri foli në faqen zyrtare të klubit dhe shpjegoi se ishte ‘krenar’ që punon në Milan dhe do të shtyjë të vazhdojë rritjen nga dy vitet e fundit në krye të klubit.

“Dua të falënderoj klubin që më dha mundësinë të stërvitja një ekip konkurrues dhe që është i mbushur me vlera të mëdha”, tha Pioli.

“Të cilat nuk duhet të mungojnë kurrë dhe që e bëjnë AC Milan të veçantë. Jam krenar për punën që kemi bërë deri më tani, me marrëdhëniet e mira që kam me drejtuesit, me rritjen e lojtarëve të mi dhe me pasionin e shfaqur nga të gjithë që punojnë në këtë klub të jashtëzakonshëm".

“Tifozët tanë janë të jashtëzakonshëm dhe shpresoj t’ua kthej dashurinë duke e bërë AC Milan gjithnjë e më konkurrues.”

Milani aktualisht përgatitet për takimin e tyre të radhës në Serie A kundër Sassuolos këtë fundjavë, duke shpresuar për të ndërtuar mbi fitoren 1-0 ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat