Kaos në Mbledhjen e Përgjithshme të Bayernit

Futboll

Kaos në Mbledhjen e Përgjithshme të Bayernit

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:07
Kaos në Mbledhjen e Përgjithshme të Bayernit

Ish-presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness tha se ai ishte “i tronditur” pasi Mbledhja e Përgjithshme e klubit eskaloi në një kaos të vërtet pasi që tifozët u “rebeluan” kundër një marrëveshjeje sponsorizimi nga Katari.

“Kjo është ngjarja më e keqe që kam parë ndonjëherë në FC Bayern. Më vjen turp,” tha Hoeness, pas mbledhjes e cila zgjati reth pesë orë, e mbajtur të enjten mbrëma.

Tensionet janë ngritur mes gjigantëve gjermanë dhe një grupi mbështetësish të Bayernit të pakënaqur për marrëveshjen pesëvjeçare të sponsorizimit të klubit me kompaninë shtetërore “Qatar Airways”, me vlerë rreth 20 milionë euro (22.5 milionë dollarë) në vit.

Marrëveshja do të skadojë në vitin 2023, por disa anëtarë të Bayernit po bëjnë presion ndaj presidentit aktual Herbert Hainer dhe CEO Oliver Kahn që të mos e rinovojnë atë.

“Rebelët” e klubit tregojnë për grupet e të drejtave të njeriut, të cilët akuzojnë Katarin për shfrytëzimin e punëtorëve të huaj, veçanërisht në ndërtimin e stadiumeve për Botërorin e ardhshëm, i cili fillon në nëntor 2022, pretendimet që zyrtarët e Katarit i kanë kundërshtuar.

Në mbledhjen e së enjtes, një grup i madh prej rreth 800 anëtarësh reaguan me zemërim mes thirrjeve “Hainer jashtë!” dhe “Ne jemi fansat që nuk i dëshironi!” pasi klubi kishte bllokuar një mocion për të lejuar anëtarët të votonin për marrëveshjen e sponsorizimit të Katarit.

Më herët të enjten, një gjykatë rajonale në Mynih kishte vendosur që Bayern “nuk ishte i detyruar të diskutonte sponsorizimin e mëtejshëm nga Qatar Airways” dhe drejtuesit e klubit iu referuan vendimit ligjor gjatë mbledhjes.

Të ballafaquar me rebelimin e hapur mes anëtarëve të tyre, figurat e larta të Bayernit këmbëngulin se ka mënyra më të mira për të ndikuar në situatën sesa mos rinovimi i marrëveshjes së sponsorizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat