Trajnerit të Uellsit nuk i besohet

Futboll

Trajnerit të Uellsit nuk i besohet

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:41
Trajnerit të Uellsit nuk i besohet

Fati i ka buzëqeshur sot Uellsit, pasi shorti i play-off të Botërorit ka qenë në anën e britanikëve. Goglat e kanë vendosur në një minigrup mëse të përballueshëm dhe me shanse reale për të shkuar në aktivitet.

Bejl & Co. kanë përballë Austrinë në gjysmëfinale dhe rast suksesi, do të jenë pritës edhe në ndeshjen e dytë, atë ndaj fitueses së çiftit Skoci-Ukrainë, të gjithë kundërshtarë të përballueshëm.

Ndaj trajneri Robert Pejxh, ka pranuar se për ekipin e tij kishte qenë një ndihmë e madhe nga fati pasi kishte evituar emrat e mëdhenj.

“Kjo është një mundësi e madhe, pasi që nga vitit 1958 nuk shkojmë në fazën finale të një Botërori.

Tani do të shkojmë në play-off dhe është një stimul i madh për ne. Kemi punuar shumë për të arritur në vendin e dytë në grup dhe të fitosh mundësinë që të luash në shtëpi të dy ndeshjet, do të thotë se kemi pasur fat në short”, tha ai pasi mësoi rezultatet e goglave që u rrotulluan në Zyrih të Zvicrës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat