Edi Martini pas humbjes nga Partizani, jep dorëheqje

Futboll

Edi Martini pas humbjes nga Partizani, jep dorëheqje

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Edi Martini pas humbjes nga Partizani, jep dorëheqje

Edi Martini jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Teutës nga Durrësi, kampion në fuqi i Shqipërisë.

Martini nuk e duron humbjen me rezultat 2:1 nga Partizani i Tiranës, duke dhënë dorëheqje.

Teuta aktualisht renditet në vend të katërt me 13 pikë pas 10 jave të zhvilluara në Kampionatin Shqiptar të futbollit. 

Sot mbas humbjes me Partizanin duke marrë të gjithë përgjegjësitë mbi vete dhe duke parë ecurinë jo të mirë në këto javë i kam kërkuar presidentit Hasanbelliu dorëheqjen time.

Duke e falënderuar pa fund presidentin Hasanbelliu për mundësinë dhe besimin që më dha jam dhe do i jem mirënjohës për gjithë jetën time. Falënderoj pa fund të gjithë lojtarët me të cilët kam punuar ketë 2 vjet për kënaqësinë që më kanë dhënë për trofetë që kemi fituar së bashku këto 2 vite. I them që jeni një pjesë e rëndësishme e jetës time sportive.

Falënderoj shefin e klubit Enid Furxhi, drejtorin teknik Renato Arapi, kolegët e mi Bledar Rizvani, Bledar Hodo dhe padyshim atë që rri gjithmonë pas kuintave por që është një ndër kryesorët në sukseset tona, Eduard Salillari, duke falënderuar pa masë edhe tifozat durrsakë që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe ju uroj të gjithë të mirat e kësaj bote.

Jam i sigurt që kjo nuk është një lamtumirë por një mirupafshim dhe nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa i thënë lojtarëve të mi që ashtu si ja dolëm vjet mund t’ia dilni edhe sivjet se ju jeni kampiona mos e harroni këtë”, ka shkruar Martini në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat