Bastisen zyrat e Juventusit

Futboll

Bastisen zyrat e Juventusit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Juventus është nën hetim nga Prokuroria Publike e Torinos.

Kjo për falsifikimin e pretenduar të llogarive për tre vitet e fundit financiare, sipas Corriere Della Sera këtë të premte .

Agjentët e organit tatimor të atij qyteti italian shkuan në ambientet e Juventusit të enjten e kaluar për të sekuestruar disa dokumente që do të shërbejnë si provë.

Andrea Agnelli, presidenti i klubit, Pavel Nedved, nënkryetar dhe Fabio Paratici, ish-drejtor i përgjithshëm i cili tani është në Tottenham, mund të akuzohen se kanë dhënë “informacion të rremë” dhe se kanë “lëshuar fatura për operacione që nuk ekzistojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat