Juventusi është në një situatë delikate

Futboll

Juventusi është në një situatë delikate

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 13:21
Juventusi është në një situatë delikate

Pas humbjes së rëndë të pësuar në Champions League, bardhezinjtë janë mundur edhe në kampionat, në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Atalanta-s.

Një rezultat që e ka larguar akoma më shumë Zonjën e Vjetër nga vendet e para të renditjes.

Andrea Barzagli, ish-mbrojtësi i Juventus, ka komentuar rezultatin e fundit negativ të ish-ekipit të tij.

“Mendoj se ajo e Juventus-it është një situatë delikate. Të humbësh me Atalanta-n mund të jetë  pranueshme, sepse është një skuadër e fortë dhe e pjekur. Megjithatë, kjo Juventus ka shumë ulje-ngritje dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë Barzagli për DAZN.

“Skuadra nuk e ka gjetur akoma drejtimin e duhur, duket se eksperimentojnë gjithmonë një gjë ndryshe. Kështu nuk është mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat