Kulusevski në radarin e dy klubeve të mëdha angleze

Futboll

Kulusevski në radarin e dy klubeve të mëdha angleze

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:28
Kulusevski në radarin e dy klubeve të mëdha angleze

Arsenali dhe Tottenham Hotspur raportohet se janë në garë për transferimin e Dejan Kulusevskit.

21-vjeçari ka bërë 17 paraqitje për ''Zonjën e Vjetër'' gjatë sezonit 2021-22, por ka luajtur vetëm dy herë si titullar në Serie A.

Kohët e fundit ka pasur raportime që Juventusi është i përgatitur të shesë suedezin për të rritur buxhetin e tyre, për një çmim rreth 35 milionë euro.

Sipas ''Calciomercato'', Arsenal dhe Tottenham janë të etur për ta sjellë sulmuesin në Premier Ligë dhe mund të ''luftojnë'' mes vete për nënshkrimin e tij në verën e vitit të ardhshëm.

Kulusevski, i cili është i aftë të operojë në një sërë pozicionesh të ndryshme sulmuesi, ka shënuar tetë herë dhe ka regjistruar tetë asistime në 64 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.

Një mori klubesh evropiane besohet se janë të interesuara për nënshkrimin e suedezit, por  besohet se një lëvizje drejt Premier Ligës është mundësia më reale.

Ndryshe, Dejan Kulusevski ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat