Taipi: Goli ynë i rregullt

Futboll

Taipi: Goli ynë i rregullt

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 16:22
Taipi: Goli ynë i rregullt

Moment shumë i mirë për Kukësin, por Gjelbrim Taipi qëndron me këmbë në tokë. Kapiteni i Kukësit foli për “Gol pas Goli” në Supersport në lidhje me fitoren 2-0 ndaj Egnatias në Laç, duke e cilësuar të rregullt golin e anuluar të Kukësit në pjesën e parë.

“Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë. Me Egnatian u mundëm në Kupë, por sot e dinim që do luanim një kundërshtari që do qëndronte mbrapa gjatë 90 minutave. Donim ta zhbllokonim ndeshjen sa më shpejt.

Nuk ishte i drejtë anulimi i golit, sulmuesi ynë e preku i pari topin, por arbitri e anuloi. Dialogu? Janë momente lojë, i kërkova Puntos që të vazhdojë të luajë, sepse do të vinte edhe momenti i tij.

Kishim 4-5 raste për të zhbllokuar ndeshjen. Kur nuk shënon, çdo ekip fillon të futet në presion. Ka raste që jemi gjithë ekipi përpara, do na kushtonte nëse do na kapnin në kundërsulm më dy mbrojtës tanët.

Ne kemi futbollistë shumë të rinj në skuadër, duhet të rrimë me këmbë në tokë. Nuk mund të japim deklarata që jemi për kampionë. Po bëjmë punën tonë, jemi në rrugën e duhur.

Tirana ka përparësitë e veta, pasi është 25 herë kampione. Po i marrim ndeshjet me radhë, të shohim çfarë do na rezervojë e ardhmja.

Gara për titull? Nuk është vetëm Tirana, janë gjithsej 6 skuadra për titull. Më shumë vështirësi kemi hasur në ndeshjen me Partizanin, ata janë të fortë. Edhe ndaj Dinamos kemi vuajtur. Janë për lart edhe Partizani, Dinamo e Vllaznia”, deklaroi Taipi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat