Tashmë po flitet për pasardhësin e Allegrit

Futboll

Tashmë po flitet për pasardhësin e Allegrit

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 17:59
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri është me “litar në qafë” dhe pikërisht humbja e fundit në Torino ndaj Atalantës me 0-1 e lë trajnerin me një këmbë e gjysmë jashtë Juventusit.

Direktiva e klubit torinez me në krye familjen Agnelli po vlerëson tashmë opsionet e tjera për stolin. Pirlo dështoi dhe as opsioni për të rikthyer Allegrin nuk po funksionon për ta.

Javë e zezë për trajnerin italian, i cili e ka parë Juventusin të humbasë në Londër kundër Chelsea-t dhe në shtëpi kundër Atalantës, duke mbetur në Serie A njëmbëdhjetë pikë prapa liderit.

Sipas Todofichajes, sekretari i përgjithshëm i klubit Bianconero po flet për ta provuar me Paulo Fonseca. Trajneri portugez ka një poster të mrekullueshëm në Itali dhe mund t’i japë skuadrës një ajër tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat