Tre shqiptarët festojnë me shqiponjë

Futboll

Tre shqiptarët festojnë me shqiponjë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 21:28
Tre shqiptarët festojnë me shqiponjë

Sokol Cikalleshi do të realizonte golin e barazimit të përkohshëm në ndeshjen mes Koniaspor dhe Gaziantep. Sulmuesi shqiptar goditi fuqishëm në portë duke ia bërë të pamundur portierit për të reaguar.

Menjëherë nisi edhe festa, që në këtë datë 28 nëntor nuk kishte sesi të ishte ndryshe.

Te Koniaspori gjenden edhe dy shqiptarë të tjerë si Zymer Bytyqi dhe Endri Cekici. Të tre futbollistët janë veçuar nga shokët e skuadrës dhe kanë festuar me shqiponjë, për të uruar Shqipërinë.

Por fatkeqësisht nuk kishte vend për festë në fund pasi Gaziantep shënoi për të fituar 3-2.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat