West Ham po përgatit një ofertë

Futboll

West Ham po përgatit një ofertë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 12:38
West Ham po përgatit një ofertë

West Ham po përgatit një ofertë konkrete kundrejt Nathaniel Phillips, i cili do të largohet nga Liverpooli gjatë merkatos së janarit.

Trajneri i “hammers”, David Moyes, ka hedhur sytë pikërisht te 24-vjeçari i “the reds” për të zëvendësuar të dëmtuarin Angelo Ogbonna, mungesa e të cilit ka lënë nje boshllëk të madh në prapavijën e skuadrës.

Sipas mediave, drejteusit e klubit kanë hedhur hapat e pare në tratativën me Liverpoolin për kartonin e Phillips, i cili ka përfunduar në stol, pas rikthimit të Virgil van Dijk dhe paraqitjes së mirë që po bën Joel Matip.

Në rast se West Ham arrin marrëveshjen me Liverpool, që kërkon 12 milionë euro për mbrojtësin, Phillips do të kalonte nën urdhërat e Moyes menjëherë në merkaton e dimri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat