Leeds fiton ndaj Crystal Palaces

Futboll

Leeds fiton ndaj Crystal Palaces

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:27
Leeds fiton ndaj Crystal Palaces

Në ndeshjen e sotme të Premier League, Leeds ka mposhtur Crystal Palace me rezultatin e ngushtë 1-0. Vendimtare në këtë sfidë ishte ndërhyrja e VAR, që akordoi një penallti në minutën e 91, pas një prekje të topit me dorë në zonën e Crystal Palace. Vetëm dy minuta më pas, Raphina e konvertoi në gol goditjen e tij nga 11-metrat duke i dhënë një fitore të vyer të tijve.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, në fraksionin e parë vendasit ishin më këmbëngulës, megjithatë pa pasur rezultat në konkretizimin e rasteve.

Ndërkohë, në 45-minutat e dyta, miqtë e kërkuan më tepër golin, kjo edhe si pasojë e aktivizimit të sulmuesit Benteke, i cili pati dy mundësi të mira, por i shpërdoroi ato. Kështu, në fund, penalltia rezultoi vendimtare dhe Crystal Palace doli pa pikë nga transferta në Leeds.

Falë këtij trepikëshi, ekipi i drejtuar nga Marcelo Bielsa ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe mban aktualisht vendin e 15 në tabelën e klasifikimit. Nga ana tjetër, Crystal Palace ka grumbulluar 16 pikë dhe renditet në vendin e 12 të klasifikimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat