Salah reagon ndaj polemikave

Futboll

Salah reagon ndaj polemikave

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:28
Salah reagon ndaj polemikave

Mohamed Salah ka refuzuar të flasë për renditjen e tij në vendin e shtatë në votimin për Topin e Artë, megjithëse e pranoi se shpreson se vitin e ardhshëm do të përfundojë më lart.

Renditja e Salahut në vendin e shtatë shkaktoi polemika, duke qenë se sulmuesi egjiptian i shënoi 31 gola për Liverpoolin në sezonin 2020/21, ndërsa i ka shënuar 19 gola dhe tetë asiste në vetëm 19 paraqitje këtë sezon.

Ai cilësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në botë por Salah ngurroi t’i kritikojë ata që votuan që ai të renditjet i shtati në botë.

I pyetur nga Amazon si ndihej që u votua në vendin e shtatë, Salah u përgjigj: “Nuk kam koment”, para se të thoshte: “Shpresoj se do të përfundoj më larg vitin e ardhshëm”.

Salah i shënoi dy gola në fitoren e Liverpoolit 4:1 kundër Evertonit të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat