Klopp: Nuk më plas fare

Futboll

Klopp: Nuk më plas fare

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:48
Klopp: Nuk më plas fare

Premier League po dhuron emocione të forta këtë sezon, sidomos në garën e fortë për kreun. Tre ekipe po rivalizojnë mes tyre për vendin e parë.

Chelsea kryeson me 33 pikë të grumbulluara në 14 javë kampionat, teksa ndjekin Manchester City (32) dhe Liverpool (31).

Këta të fundit luajnë nesër (16:00) një tjetër transfertë pas asaj në derbin ndaj Evertonit. Rivali i radhës për Liverpool është Wolves.

Trajneri Jurgen Klopp u ndal te gara e zjarrtë për kreun e renditjes në prononcimin e dhënë për mediat, aty ku bën thirrje për qetësi dhe vazhdimësi.

“Nuk mund të fitosh kampionatin në nëntor ose dhjetor, në këto muaj ndoshta thjesht mund ta humbasësh atë. Sigurisht që gara për titullin kampion këtë sezon është shumë emocionuese.

Gjithsesi, duhet ta keni të qartë: unë nuk i shoh tani fare ndeshjet e Manchester City apo Chelsea, me shpresën apo dëshirën se do të frenohen”, deklaroi trajneri gjerman i “The Reds”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat