Tregon prapaskenat me madrilenët

Futboll

Tregon prapaskenat me madrilenët

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:27
Tregon prapaskenat me madrilenët

Rafael Varane është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij tek Real Madrid. Francezi i cili luan aktualisht tek Mançester Junajtid ka kujtuar disa momente nga karriera e tij.

“Po luaja me skuadrën e parë të Lensit, dhe ideja e parë ishte të luaja për Junajtid. Kishte shumë oferta për mua. Më pas mora një telefonatë nga Zidan dhe gjithçka ndryshoi”, tha Varane.

“Pasi fituam Çempionsin, tifozët nuk na përgëzuan. Ata të thonë thjesht bravo dhe fitoni tjetrën. Kjo ndodhi pasi fitova të parën dhe unë kam fituar katër Champions. Mendoj se ndonjëherë duhet të relaksohesh dhe të shijosh suksesin.

Rafael Varane fitoi gjithçka me Real Madrid ku spikasin 4 trofe të Çempions Ligës. Mbrojtësi u transferua tek Mançester Junajtid gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat