Jep dorëheqje trajneri i Lille

Futboll

Jep dorëheqje trajneri i Lille

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 19:48
Christophe Galtier

Christophe Galtier ka njoftuar se do të largohet nga klubi i Lille, pasi fitoi trofeun e Ligue 1 me ta.

Galtier, i cili ndali dominimin e PSG-së për 7 vite, tani do të largohet nga klubi i LOSC Lille.

“Unë kam marrë këtë vendim personalisht, kam njoftuar edhe presidentin që do të largohem”, ka thënë Galtier për L’Equipe.

Me 83 pikë të fituara pas 38 ndeshjeve, Lille arriti që të shpallet kampione e Ligue 1 dhe kësisoj ndali dominimin ndër vite të Paris Saint-Germain.

Galtier nuk raportohet të ketë arritur marrëveshje me ndonjë klub tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat