Interi me mesazh emocionues për Kjaer

Futboll

Interi me mesazh emocionues për Kjaer

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:21
Simon Kjaer

Interi i ka dërguar një mesazh të këndshëm mbrojtësit të Milanit, Simon Kjaer, i cili pësoi një dëmtim të ligamentit kruciator dhe është jashtë fushës për gjashtë muaj.

‘Nerazzurrët’ reaguan ndaj lajmeve nga rivalët e mëdhenj Milan, të cilët konfirmuan se mbrojtësi danez i’u nënshtrua një operacioni dhe se ka një periudhë rikuperimi prej gjashtë muajsh.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli tha se “kuqezinjtë” mund të duhet të kërkojnë një mbrojtës të ri në tregun e transferimeve, pasi danezi ka qenë një anëtar i rëndësishëm i skuadrës që kur mbërriti në janar 2020.

Interi i dërgoi një mesazh heroit nga EURO 2020, i cili ndihmoi në shpëtimin e jetës së mesfushorit të tyre Christian Eriksen, i cili u rrëzua kur luante për Danimarkën në stadiumin Parken.

Kjaer ishte një nga të parët në skenë kur Eriksen pësoi arrest kardiak në minutat e fundit të pjesës së parë kundër Finlandës dhe veprimet e kapitenit të Danimarkës në momentet e frikshme u njohën në të gjithë botën e futbollit.

Interi dërgoi një mesazh dashurie për t’i uruar danezit një shërim të shpejtë në Twitter sot.

“Një kampion nuk njihet vetëm nga mënyra se si luan futboll”, ka shkruar Interi në rrjetet sociale. “Kthehu së shpejti Simon, ne po të presim në San Siro për të të dhënë duartrokitjet që meriton.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat