Guardiola, pas bashkëlojtarit të Ronaldos në kombëtare

Futboll

Guardiola, pas bashkëlojtarit të Ronaldos në kombëtare

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 12:41
Guardiola, pas bashkëlojtarit të Ronaldos në kombëtare

Sipas gazetarit italian Rudy Galetti, lojtari portugez i Milanit, Rafael Leao, prej kohësh është ndjekur nga afër nga Manchester City.

Nëse interesimi i Guardiolës për të jep fryte, Rafael Leao do t’i bashkohet bashkatdhetarëve të tij Ruben Dias, Joao Cancelo dhe Bernardo Silva.

Sulmuesi, vetëm 22 vjeç, është thirrur 3 herë me Portugalinë dhe ka kontratë deri në vitin 2024 me “kuqezinjtë”.

Këtë sezon ai ka shënuar pesë gola dhe tre asistime në 1389 minuta me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat