Xhaja arbitron ndeshjen mes Wolfsburg dhe Lille

Futboll

Xhaja arbitron ndeshjen mes Wolfsburg dhe Lille

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:07
Xhaja arbitron ndeshjen mes Wolfsburg dhe Lille

Prej disa vitesh, arbitrat shqiptarë kanë gjykuar ndeshje në Europë dhe përtej Shqipërisë.

Ditën e nesërme, gjyqtarët shqiptarë do të drejtojnë takimin e të rinjve në Uega Youth League mes Wolfsburg dhe Lille.

Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Juxhin Xhaja, i pasuar nga anësorët Doda dhe Tartaj. Ndërkohë që gjyqtari i katërt do të jetë Robert Schörngehofer.

Juxhin Xhaja ka eksperiencë në ndeshjet e të rinjve, teksa ka gjykuar së fundi ndeshjet e Kombëtare për U-19, të tilla si Rumani-Turqi, Rumani-San Marino dhe Turqi-San Marino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat