Madrid përgatitet për rikthimin e Hazard te Chelsea

Futboll

Madrid përgatitet për rikthimin e Hazard te Chelsea

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:19
Eden Hazard

Koha e sulmuesit Eden Hazard te Real Madrid ka qenë shumë e vështirë.

Kushtoi plotë 130 milionë euro në vitin 2019, shkaku i lëndimeve të shumta, nuk ka arritur pritshmeritë e duhura.

Tani, Real Madrid është në një situatë jo të këndshme, duke marrë parasysh se është 30 vjeç, ekzistojnë dy opsione ta mbajnë dhe të vazhdojnë t’i besojnë ose ta largojnë.

Sipas “The Transfer Exchange Show”, Real Madrid është i përgatitur ta rikthejë belgun te Chelsea për një çmim të ulët prej 23 milionë euro.

Sigurisht, kjo është vlerë shumë e ulët, në krahasim me atë që pagoi gjiganti madrilen, por më mirë pak se asgjë.

Në anën tjetër, Hazard nuk ka vend te Reali në formacionin bazë, duke marrë parasysh formën e lartë që po kalon Vinicius Junior, derisa në krahun e djathtë, Ancelotti preferon Rordygo ose Marco Asensio.

Kujtojmë, se Hazardin e duan edhe klubet e tjera të Premierligës si West Ham ose Everton.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat