Ku gaboi Milani në Champions?

Futboll

Ku gaboi Milani në Champions?

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:07
Ku gaboi Milani në Champions?

“Ishte një ndeshje e vështirë, e njihnim mirë kundërshtarin. Edhe pa disa titullarë, Liverpool na krijoi probleme gjatë gjithë lojës. Ne duhet të rritemi, do të na vlejë kjo përvojë”. Kështu ka deklaruar mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, pas humbjes në shtëpi ndaj “Reds” (2-1).

“Diçka më shumë mund të bëhej dhe mund të bëhet gjithmonë. Ne e dimë se kemi dhënë gjithçka edhe sonte, nuk jemi dorëzuar, – vazhdoi ai. – Tani duhet të shikojmë rrugën tone në kompeticionet italiane”.

Edhe kapiteni Romagnoli ka keqardhje për largimin nga Kupat e Europës: “E dinim se ishte e vështirë, bëmë një ndeshje të mirë. Na vjen keq, sepse besuam deri në fund, por futbolli është i tillë. Ne bëmë maksimumin, tani do të fokusohemi te kampionati italian”.

Kapiteni kuqezi shtoi mbi mungesat: “Mungesat janë pjesë e lojës, kushdo që luajti ishte gati. Ndoshta duhej të kishim marrë pikë të tjera më parë, nuk duhej ta linim gjithçka për në minutën e fundit. Por kështu shkoi, do të mundohemi për t’u kthyer në Champions League edicionin e ardhshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat