Reali luan për ta fituar Champions-in

Futboll

Reali luan për ta fituar Champions-in

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:37
Reali luan për ta fituar Champions-in

“Gjëja më e rëndësishme është se jemi të parët në grup, nuk jam i shqetësuar për shortin. Qëllimi ynë është fitimi i Championas-it, jo kalimi i fazës së grupeve”.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, shkon drejt e temë pas fitores 2-0 ndaj Interit në “Bernabeu”.

“Joviq? Ai luajti shumë mirë, duke ndihmuar në të dyja fazat. Zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, do të luajë edhe kundër Atletico Madridit nëse Benzema nuk shërohet”, – shtoi trajneri italian. Dhe vijoi përsëri: “Nuk pashë asnjë të metë në ekip, gjithçka shkoi mirë.

Edhe kur Interi shtyu pak më shumë në pjesën e parë, ne ishim në formë të mirë, rrezikuam pak.

Nuk kishte nevojë të bënim gjëra të jashtëzakonshme. Ne kontrolluam mirë lojën, sidomos pas avantazhit. Interi është një ekip i fortë, i vështirë për t’u kontrolluar, e mbulon shumë mirë fushën dhe menaxhon mirë topin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat