Objektivi i klubit është mbijetesa

Futboll

Objektivi i klubit është mbijetesa

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:43
Objektivi i klubit është mbijetesa

Stadiumi “Vallecas” është një fortesë e pamposhtur këtë sezon për rivalët që përballen me Rayo Vallecanon e Radamel Falcaos dhe Ivan Balliut, që, me 22 pikë në 8 ndeshje shtëpiake, është njëlloj me Paris Saint-Germain dhe Feyenoordin, të vetmet skuadra në kampionatet prestigjioze të Europës me numra të ngjashëm.

Rayo, në rikthimin në elitën e futbollit spanjoll, po zhvillon një sezon mjaft të mirë. Objektivi i klubit është mbijetesa, që zakonisht arrihet me 40 pikë, dhe tanimë pas 16 ndeshjeve të luajtura ka siguruar 27. Ndërkohë euforia ka shpërthyer mes tifozëve “rayoista”, edhe pse në dhomat e zhveshjes lojtarët qëndrojnë me këmbë në tokë.

PSG i Neymar, Messi e Mbappe ka mbledhur 22 pikë në 8 ndeshje në shtëpi, me 6 fitore dhe 1 barazim, me 19 gola të shënuar dhe 6 të pësuar. Feyenoordi ka 22 pikë duke koleksionuar 7 fitore dhe një barazim, fryt i 24 golave të shënuar dhe 7 të pësuar.

Me të njëjtin numër ndeshjesh, në Angli skuadra më e mirë është Tottenhami, me 18 pikë në shtëpi, në Itali Milani dhe Napoli me 19 pikë, në Gjermani Borusia e Dortmundit me 21 pikë.

Në Portugali, me 7 ndeshje të luajtura në shtëpi, kryesimi është i Sportingut të Lisbonës me 19 pikë. Nga të gjitha këto skuadra, Feyenoordi është skuadra që ka shënuar më shumë (24), ndërsa më solidja në mbrojtje është pikërisht Rayo Vallecano, që ka pësuar vetëm 3 gola dhe ka shënuar 17.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat