Liria me kryetrajner të ri

Futboll

Liria me kryetrajner të ri

Nga: K.G. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:26
Granit Begolli është në të djathtë

Klubi me renome Liria nga Prizreni emëron kryetrajnerin e ri.

Është fjala për Granit Begollin, të cilin e presin punë të mëdha në edicionin e ri, kur merret parasysh se kjo ekip është në pozitën  e gjashtë me 19 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

“Me kënaqësi dua t'ju njoftoj se që nga sot do të jem pjesë e një ndër klubeve më të mëdha të futbollit kosovar, FC Liria.

Së bashku me asistentin tim Blerim Bunjaku do të udhëheqim ekipin me përgjegjësi për arritjen e objektivave.

Forca Liria”, njofton Begolli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat