Aguero: Gjëja e parë është shëndeti im

Futboll

Aguero: Gjëja e parë është shëndeti im

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:36
Aguero: Gjëja e parë është shëndeti im

Kun Aguero është shfaqur shumë i emociunuar që në  momentet e para të mbërritjes në Camp Nou për konferencën e lamtumirës nga futbolli aktiv.

Argjentinasi me lot në sy është shprehur se bëri gjithçka për të vazhduar për ishte e pamundur.

“Është një kohë shumë e vështirë, por gjithsesi jam shumë i lumtur. Gjëja e parë është shëndeti im, e dini pse e mora këtë vendim. Është për shkak të problemit që pata një muaj më parë. 

Isha në duart e mira të mjekëve, të cilët më thanë se ishte për të mirën. Vendimin e mora 10 ditë më parë. Bëra çmos për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë,” është shprehur fillimisht Aguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat