Top skuadrat që e duan Tchouamenin

Futboll

Top skuadrat që e duan Tchouamenin

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 14:39
Paul Mithcell

Drejtori sportiv i Monacos, Paul Mithcell ka paralajmëruar top gjigantët evropianë që e duan transferimin e mesfushorit Aurelien Tchouameni që nuk do jetë i lirë.

22-vjeçari është ndër lojtarët më të rinj defensivë në Evropë dhe ka fituar vendin te Kombëtarja e Francës, ndërsa kërkohet nga klubet si Manchester United, Chelsea, Real Madrid dhe Juventus.

Sidoqoftë, Mitchell është i sigurt se mund ta sigurojnë Tchouamenin, mirëpo nëse e shesin do jetë për një çmim të lartë.

“Është mesfushor i kompletuar, shumë i shpejtë, fizikisht i fortë, më kujton Steven Gerrardin”.

“Është top lojtar pavarësisht që është vetëm 22 vjet, por nëse duam që të jemi top klub, atëherë ne nuk do ta shesin”.

“Ne jemi klub me ambicie. Të gjithë nga presidenti Rybolovlev te trajneri Kovac ka ambicie këtu. Sidoqoftë, do e shohim këtë situatë në fundin e sezonit. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2024 dhe vlera e tij është si e top lojtarëve”.

“Gjithçka është e shtrenjtë në Monte Carlo, të themi se Tchouameni është i shtrenjtë si Grand Casino”, deklaroi ai.

Ndërkohë, para disa ditëve, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë me dije se për shërbimet e Tchouamenit duhet të pagujnë mbi 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat