Anulohet konferenca, Guardiola i dyshuar

Futboll

Anulohet konferenca, Guardiola i dyshuar

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:37
Anulohet konferenca, Guardiola i dyshuar

Para disa ditëve, Pep Guardiola udhëtoi drejt Barcelonës për të marrë pjesë në konferencën e Sergio Agueros, teksa ky i fundit i dha fund futbollit pasi vuante problemet kardiake. Mirëpo, kjo lëvizje në një moment të rrezikshëm me të cilin po përballet Europa si pasojë e COVID me variantin e saj Omicron, mund t’i kushtojë shumë spanjollit.

Në testimin e fundit, tekniku i Manchester City nuk mori një përgjigje definitive teksa testi nuk ia doli ta përcaktonte gjendjen e 50-vjeçarit.

Në këtë formë, për të shmnagur çdo dyshim dhe rrezik të mundshëm, Guardiola ka anuluar konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat me Neëcastle.

Tekniku do t’i nënshtrohet një testi të dytë për të kuptuar më mirë gjendjen e tij, ndërsa vlen të theksohet se në futbollin britanik ka një alarm sa i përket infektimeve teksa janë shtyrë shumë ndeshje dhe klubet po mendojnë t’i mbyllin para kohe aktivitetet e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat