Akuzohet edhe për vrasjen e një shqiptari

Futboll

Akuzohet edhe për vrasjen e një shqiptari

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 22:45
Akuzohet edhe për vrasjen e një shqiptari

Policia italiane ka arrestuar vrasësin e kryetarit të ultrasve të Lacios, i njohur me nofkën “Diabolik”. Ky i  fundit u ekzekutua në 7 gusht të 2019 në parkun “Acquedotti” në zonën  e Tuskolana.

Sipas “Gazetta dello Sport”, Raul Esteban Kalderon u arrestua ditën e sotme në Romë. Ai akuzohet si ekzekutori i Fabricio Pishiteli, kryetarit të grupit të ultrasve të skuadrës së Lacios.

Autori i vrasjes është filmuar nga kamerat e një biznesi privat, ku shihet se si ai i është afruar Pishitelit teksa e ka qëlluar me armë në kokë. Burimet policore bëjnë të ditur se palët janë përplasur për tregjet e drogës në kryeqytetin italian pasi “Diabolik” ishte një emër i njohur edhe në botën e krimit të organizuar.

Ndërkohë është mësuar se vrasësi, akuzohet edhe për një tjetër akt kriminal. Policia italiane por e heton atë për vrajën e 38-vjeçarit shqiptar S. SH. në shtatorin e vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat