Skënderbeu pret Kastriotin

Futboll

Skënderbeu pret Kastriotin

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:00
Skënderbeu pret Kastriotin

Në Abissnet Superiore është e shtuna e mbijetesës, pasi luhet Skënderbeu- Kastrioti, një përballje e rëndësisë maksimale dhe që vendos se cili do të jetë humori i festave të fundvitit në kampet respektive. Me krutanët në vendin e fundit të klasifikimit dhe skuadrën korçare me vetëm 3 pikë më shumë, është një përballje direkte, verdikti i së cilës në fund të sezonit mund të bëjë diferencën.

Në Korçë pritet një ndeshje e fortë, me Skënderbeun që para tifozëve të tij do të kërkojë një fitore jetike, pas humbjes së pësuar me Vllazninë. Përtej disfatës në Shkodër, Skënderbeu vjen në formë, pasi skuadra ka treguar rritje konstante, pasi mposhtën një tjetër rival direkt Egnatian, dhe më parë ndalën pretendentë si Tirana dhe Teuta.

Një mungesë e rëndësishme në kampin korçar do të jetë ajo Vangjel Zguros, i ndëshkuar me kartonë të verdhë. Me Skënderbeun që kërkon të shfrytëzojë një rast të mirë, duke përfituar dhe nga faktori fushë, Memelli përgatit një skuadër më sulmuese, ndërsa gjatë javës i është kushtuar rëndësi e veçantë në përgatitje, shfrytëzimit të rasteve të krijuara në sulm, një faktor që i penalizoi ndaj Vllaznisë. Kastrioti ndërkohë shkon në këtë sfidë, me një frymëmarrje të rëndësishme oksigjeni.

Suksesi ndaj Egnatias erdhi në momentin e duhur për t’i dhënë fund një serie negative, dhe ato tre pikë kanë bërë që atmosfera në kampin krutan të jetë pozitive, për më tepër para një sfide tjetër direkte. Përveç mungesave afatgjata të Celës dhe isufit, Ramazan Ndreu nuk ka për këtë takim edhe Mëllugjën.

Me sytë nga merkato ku ka kërkuar publikisht 3-4 përforcime, trajneri krutan synon të bëjë më të mirën në dy ndeshjet e fundit të këtij viti kalendarik, për të marrë më pas elementët e duhur për të përballuar luftën e vështirë të mbijetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat