Lajm i keq për Shkëmbin

Futboll

Lajm i keq për Shkëmbin

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 12:36
Lajm i keq për Shkëmbin

Nuk është e thënë që blutë të bëjnë dy ndeshje radhazi me kontingjent të plotë. Dinamo do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen me Skënderbeun dhe trajnerit Shkëmbi i duhet të bëjë disa modifikime në mbrojtje dhe mesfushë.

Pas Besir Demirit të skualifikuar për shkak kartonësh, do të mungojë edhe Eni Imami, lojtari me më shumë minuta deri tani. Imami është prekur nga viroza, ka pasur temperaturë deri në 40 gradë celsius dhe mbrëmë ka përfunduar në spital.

“Jam në spital, po marr serum. Jam me 40 temperaturë nga viroza”, ka thënë Imami për gazetën. Që në ndeshjen me Vllazninë ai nuk ndihej mirë, por shtrëngoi dhëmbët deri në momentin që u zëvendësua.

Të njëjtën gjendje virale po kalon edhe portieri Bakaj, madje ai ka kryer edhe tamponin për siguri, por që fatmirësisht ka dalë negativ. Kështu, trajneri Shkëmbi duhet të bëjë disa lëvizje për të sistemuar formacionin.

Pritet që blutë të kthehen në rreshtimin 4-2-3-1, ndërsa për lojtarët do të vendoset pas seancës së sotme stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat