Dy titullarë të Tiranës me temperaturë

Futboll

Dy titullarë të Tiranës me temperaturë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 12:37
Dy titullarë të Tiranës me temperaturë

Tirana është në përgatitjet e fundit në prag të derbit të kryeqytetit ndaj Partizanit, sfidë që do të luhet ditën e enjte në Air Albania në orën 19:45. Atmosfera te bardheblutë është pozitive, teksa para stërvitjes së sotme, lojtarët i kanë punuar edhe një rreng trajnerit Orges Shehi duke qenë se ky i fundit në ndeshjen ndaj Teutës festoi takimin numër 100 në rolin e trajnerit.

Siç raportoi drejtpërdrejt nga stërvitja edhe gazetarja Albana Bejko, lojtarët e trembën 44-vjeçarin duke pretenduar se nuk do të stërviteshin, ndërsa trajneri ka mbetur i surprizuar për keq. Megjithatë, menjëherë sapo është zbuluar shakaja, gjithçka ka kaluar me humor ndërsa më pas filluan përgatitjet serioze për ndeshjen me Partizanin.

Sakaq, ajo që shqetëson Tiranën dy ditë para sfidës me Partizanin është gjendja shëndetësore e Taulant Seferit dhe Marsel Ismajlgecit. Të dy futbollistët e kanë pasur të pamundur të stërviteshin teksa janë me temperaturë.

Gjithsesi, në stafin e Tiranës ka optimizëm dhe besim se lojtarët titullarë do të jenë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e fundit të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat