Cristiano Ronaldos i bie vlera

Futboll

Cristiano Ronaldos i bie vlera

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo u rikthye këtë sezon te Manchester United, ku po kalon një formë të mirë, megjithatë kjo nuk po mjafton që portugezi ta mbajë vlerën që e ka.

Sipas Transfermarkt, 36-vjeçari ka pësuar rënie, teksa tani vlen vetëm 35 milionë euro.

Para këtij përditësimi, vlera e pesë herë fituesit të Topit të Artë ishte 45 milionë euro.

Ronaldo gjatë këtij sezoni ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar dy asiste në 19 ndeshje të zhvilluara.

Vlera më e lartë që e ka arritur portugezi sipas Transfermarkt është 120 milionë, e arritur gjatë kohës sa ishte në Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat