Arrihet akordi, Atalanta siguron yllin

Futboll

Arrihet akordi, Atalanta siguron yllin

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 12:19
Arrihet akordi, Atalanta siguron yllin

Atalanta po zhvillon një kampionat shumë të mirë, prej vitesh është një nga skuadrat më të forta dhe më të bukura italiane, dhe renditet në vend të katërt në Serie A, me 8 pikë më pak se Interi kryesues.

Zikaltrit nga Bergamo marrin pjesë edhe në Europa League. Shorti i raundit të 1/16-ve vuri përballë grekët e Olympiacos dhe trajneri Gian Piero Gasperini pret përforcime nga merkato.

Drejtuesit kanë nisur punën dhe dhurata e parë është gati. Jeremie Boga do të jetë lojtari më i ri i Atalantës. 24-vjeçari francez luan në krahun e majtë të sulmit dhe prej vitit 2018 është pjesë e Sassuolos.

Boga ka luajtur me Francën U19, në vitin 2017 vendosi të përfaqësojë Bregu e Fildishtë dhe deri tani numëron 7 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e origjinës së prindërve.

Drejtuesit e Atalantës dhe Sassuolos kanë arritur një marrëveshje mbi bazën e 22 milionë eurove, me klubin zikaltër që siguron në këtë mënyrë një përforcim me vlera në repartin ofensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat